Ndërlidhjet

Zhduket shefi i stafit të kryeministrit libian


Libi
Libi
Autoritetet e Libisë kanë bërë të ditur se shefi i stafit të kryeministrit është zhdukur dhe se mund të jetë rrëmbyer.

Duke folur në kushte anonimiteti, ato kanë thënë se Mohamed Ali Ghatous është zhdukur në periferi të Tripolit.

Makina e tij, ndërkaq, është gjetur në Tajura, një lagje lindore e kryeqytetit.

Vetëm pak orë para zhdukjes së Ghatousit të dielën vonë, kryeministri libian, Ali Zeidan, ka thënë se anëtarët e qeverisë së tij kanë marrë kërcënime me vdekje.

Tensionet ndërmjet autoriteteve libiane dhe grupeve të armatosura ilegale janë rritur javët e fundit, përkatësisht pas fillimit të fushatës që synon çrrënjosjen e milicisë nga Tripoli.

Autoritetet thonë se milicia ka pushtuar më shumë se 500 prona publike dhe private në kryeqytet.
XS
SM
MD
LG