Ndërlidhjet

Banka e Qipros pezullon operacionet në Rumani


Ilustrim
Ilustrim
Banka e Qipros ka pezulluar operacionet në Rumani për një javë, ndërkohë që planifikon shitjen e degëve të saj atje.

“Banka e Qipros ka urdhëruar ndalimin për një javë të të gjitha aktiviteteve në Rumani, në mënyrë që të gjejë zgjidhje për shitjen e degëve të saj”, ka bërë të ditur institucioni monetar qipriot.

Në njoftimin e tij po ashtu thuhet se klientët në Rumani nuk do të mund të tërheqin para nga makinat automatike.

Banka e Qipros, më e madhja e këtij vendi, ka hyrë në tregun rumun më 2007, por ka pësuar humbje prej 6.6 milionë eurosh atje në nëntë muajt e parë të vitit 2012.

Ndërkohë, Qiproja është pajtuar për një rustrukturim drastik të sistemit të dobësuar të saj bankar, për të siguruar kredinë prej 10 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane.
XS
SM
MD
LG