Ndërlidhjet

Vetëvendosje kërkon llogari në rastin IPKO


Prishtinë
Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar llogari për keqpërdorimet me rastin e shitblerjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, IPKO.

Pas publikimit të lajmit se autoritetet sllovene kanë arrestuar shtatë persona në Slloveni për keqpërdorimin e detyrës dhe dëmtimin që i kanë shkaktuar kompanisë Telekom Slovenije gjatë blerjes së IPKO-s, Vetëvendosje ka kërkuar llogari nga ish-kryeministrat Bajram Rexhepi dhe Agim Çeku, si dhe nga Anton Berisha, ish-drejtor i Agjencisë Rregullative të Telekomunikacionit.

“Lëvizja Vetëvendosje, gjatë javëve në vijim, do të shtojë aktivitetet dhe presionin për të hedhur dritë mbi këtë aferë. Së pari, duhet të përgjigjet ish-kryeministri Bajram Rexhepi për rolin e tij në anulimin e tenderit të parë. Së dyti, duhet të përgjigjet ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, mbi rolin e tij në aferën IPKO, si dhe ish-drejtori i Agjencisë Rregullative të Telekomunikacionit, Anton Berisha, i cili më pas u zgjodh ambasador në Slloveni”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
XS
SM
MD
LG