Ndërlidhjet

Rastet e përdhunimeve reduktojnë turistët në Indi


Ilustrim
Ilustrim
Një studim ka gjetur se përdhunimi fatal i një studenteje në Nju Delhi, i cili është ndjekur nga dy sulme të tjera kundër turisteve, ka çuar në rënie të mprehtë të numrit të turistëve të huaj në Indi.

Studentja e mjekësisë është përdhunuar brutalisht nga 6 persona në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas studimit të kryer nga Dhomat e Bashkuara për Tregti dhe Industri, në tre muajt e parë të këtij viti, numri i të huajve që kanë udhëtuar në Indi ka rënë për 25 për qind, ndërsa numri i turisteve për 35%.

Muajin e kaluar, një çikliste zvicerane është përdhunuar në rajonin Madhya Pradesh. Në të njëjtën zonë, në muajin janar, një turiste jug-koreane është sulmuar seksualisht nga djali i pronarit të hotelit, ku ka qëndruar.

Studimi ka përfshirë anketimin e 1,200 operatorëve turistikë në mbarë Indinë.
XS
SM
MD
LG