Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka mobilizim ushtarak në shkallë të gjerë në Phenian


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë, thotë se me gjithë retorikën agresive nga Koreja e Veriut, Uashingtoni nuk ka parë ndonjë mobilizim ushtarak në shkallë të gjerë të forcave nga Pheniani.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht kërcënimet e Koresë së Veriut për luftë, por nuk ka pasur ndonjë veprime.

Shtetet e Bashkuara, kanë dërguar avion luftarak F-22 të pa-diktuar në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake, në kohën e tensioneve të larta në Gadishullin Korean.

Uashingtoni ka dërguar radarë të fshehtë nga baza e Japonisë, për të kryer stërvitje në Koren e Jugut.
XS
SM
MD
LG