Ndërlidhjet

logo-print

Nikoliq: Marrëveshja me Kosovën, nuk mund të jetë shpejt e arritshme


Presidenti serb Tomisllav Nikolliq

Presidenti serb Tomisllav Nikolliq

Presidenti serb Tomisllav Nikolliq, të hënën paralajmëroi se një marrëveshje me Kosovën, nuk mund të jetë shpejt e arritshme. Këto komentet të Nikoliqit u bënë një ditë para bisedimeve të sponzorizuara nga BE-ja, që pritet të mbahen sot në Bruksel.

Nikolliq ka deklaruar se Prishtina është duke u përpjekur për ta vënë Serbin “përpara një akti të kryer" dhe se BE-ja, është duke u përpjekur të shtyjë Beogradin që të bëjnë koncesione të papranueshme.

Nga Uashington, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ka kërkuar nga të dyja palët që të shkojnë perpara me ndonjë marrëveshje që mund të ndihmojë të dy vendet të lëvizin drejt integrimit më të madh evropian.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq, do të takohen në Bruksel sot në raundin e tetë të këtyre bisedimeve.
XS
SM
MD
LG