Ndërlidhjet

logo-print
Festivali i dytë, i dedikuar videove te maceve që klikohen nëpër internet, do të mbahet në Minesota, SHBA, në muajin gusht të vitit 2013.

Rreth 10 mijë persona u mblodhën verën e kaluar në këtë festival, për t'i shikuar këto video me mace.

Pjesëmarrësit edhe këtë vit janë të ftuar t'i përzgjedhin videot e preferuara me mace, që të shfaqen në ekranin e madh.

Festivali, gjatë vitit do të shkojë edhe në Nju Jork.

Video i përzgjedhur si më i miri për vitin e kaluar, është për një maçok i cili quhet Henri.

Ai përshkruhet si "Filozofi i parë dhe më i rëndësishmi i maceve botë ".

Regjisori Will Bradon, përshkroi çmimin si "një nder i madh" dhe tha se planifikon të shfaqë diçka të re gjatë festivalit në vitin 2013.

Video të shkurta të sjelljeve "simpatike" të kafshëve, bëhen kryesisht të famshme në YouTube dhe Vimeo, por macet duket se gjithmonë i arrijnë top listat.

Një video një minutësh i një maceje që përqafon kotelen e saj, i cili ishte shkarkuar në YouTube në maj të vitit 2011, ka arritur t'i bëjë më shumë se 50 milionë klikime.

"Ka diçka fshehtë për macet. Kur unë isha fëmijë, imagjinoja që të gjitha macet e lagjes takohen çdo natë, për të komplotuar kundër njerëzve... Një person kurrë nuk do të mendonte një gjë të tillë për qentë", tha Susan Blackmore, ligjëruese në Plymouth University.

Ajo shtoi se kjo mund të jetë një arsye pse macet janë aq të famshme në internet.(g.kraja)

Marrë nga BBC

XS
SM
MD
LG