Ndërlidhjet

logo-print

Koreja V. rikthen në punë kompleksin bërthamor


Yongbyun

Yongbyun

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se do të rikthejë në punë reaktorin e saj bërthamor në Yongbyon, i cili është mbyllur në vitin 2007.

Agjencia shtetërore KCNA ka raportuar se Phenjani do të riaktivizojë të gjitha objektet e kompleksit, i cili përfshin edhe uzinën për pasurim të uraniumit.

Reaktori Yongbyon ka prodhuar plutonium për dy provat e para bërthamore të Koresë së Veriut, më 2006 dhe 2009.

Reaktori është çmontuar pjesërisht më 2007, pas një marrëveshjeje me komunitetin ndërkombëtar, e cila i ka siguruar Phenjanit 50,000 ton naftë.
XS
SM
MD
LG