Ndërlidhjet

Ish-shefi i Al Kaidës në Bagdad, Munaf Abdul Rahim al-Ravi, dhe tre persona të tjerë, të dënuar për vepra terroriste, janë ekzekutuar.

Ministria e Drejtësisë në Irak ka thënë se të katër të dënuarit janë varur.

Ravi është arrestuar në mars të vitit 2010 dhe është fajësuar për dy sulme masive në Bagdad, më 2009, të cilat kanë lënë rreth 250 njerëz të vrarë.

Megjithatë, misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak, Bashkimi Evropian dhe grupe për të drejtat e njeriut kanë kërkuar nga Bagdadi që të ndalojë përdorimin e ndëshkimit kapital.

Dënimi me vdekje në Irak është pezulluar për një vit, pas ndërhyrjes së SHBA-së në vend, më 2003.

Qeveria irakiane e ka kthyer atë më 2004, duke thënë se do të ndihmojë në frenimin e dhunës.
XS
SM
MD
LG