Ndërlidhjet

Marrëveshja eventuale Kosovë-Serbi, “në të mirë të paqes”


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael Kirby.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael Kirby.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael Kirby, ka shfaqur shpresën se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshje në Bruksel.

“Shpresoj që të përparojnë. Do të doja të arrihej marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse mendoj se ajo do të ishte mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, u ka thënë Kirby gazetarëve në Beograd.

Në Bruksel aktualisht po zhvillohet rrethi i tetë i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nën praninë e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Bisedimet kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG