Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kosova e Serbia të largohen nga e kaluara


Victoria Nuland

Victoria Nuland

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, do të jetë i suksesshëm.

Këto komente i ka bërë mbrëmë vonë në Uashington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, gjatë një konference me gazetarë.

“Ne kemi qenë ekstremisht në mbështetje të procesit të diskutimeve, që Përfaqësuesja e lartë, zonja Ashton, i ka udhëhequr. Do t’iu përkujtoj se sekretarja Klinton dhe zonja Ashton së bashku patën udhëtuar në rajon për ta mbështetur procesin, dhe ajo ka pasur disa runde prej atëherë. Pra, ne e mbështesim vazhdimin e këtij dialogu. Ne shpresojmë se rundi i ri do të jetë i suksesshëm, pasi ne mendojmë se është e rëndësishme për të dy palët, për Kosovën dhe Serbinë, që t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe të largohen nga trashëgimia e së kaluarës, dhe të lëvizin përpara në mënyrë demokratike, në aspektin ekonomik dhe në rrugën e tyre për integrime evropiane”, tha Victoria Nuland.
XS
SM
MD
LG