Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga i vazhdoi konsultimet me partitë politike


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot e ka përfunduar rrethin e parë të takimeve konsultative me partitë dhe subjektet politike parlamentare, rreth zgjedhjeve lokale dhe afateve të përcaktuara ligjore për mbajtjen e tyre, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Në këtë kuadër, ajo është takuar me liderë dhe përfaqësues të partive politike, që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës: Avni Klinaku dhe Agim Kuleta (Lëvizja për Bashkim), Hamza Balje (BSDAK), Etem Arifi (PAI), Sasha Gjokiq (SDSKIM), Rada Trajkoviq (JSL), Danush Ademi (PDAK) dhe Xhevdet Neziraj (IRDK).

Presidentja Atifete Jahjaga, më 15 mars, i ka filluar konsultimet me partitë dhe subjektet politike parlamentare, për zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme planifikohen takimet me subjektet politike joparlamentare.
XS
SM
MD
LG