Ndërlidhjet

Eurozonë: Papunësia arriti nivel rekord


Shkalla e papunësisë në vendet e eurozonës ka arritur nivel rekord të lartë prej 12%.

Zyra e Bashkimit Evropian për Statistikë, Eurostat, ka njoftuar sot se shkalla në muajin Shkur ishte pothuajse e njejtë me atë në Janar, e cila ishte rritur në 12% prej 11.9%.

Në muajin Shkurt, të papunëve në 17 vendet e BE-së, që e përdorin monedhën euro, u janë bashkuar edhe 33 mijë vetë. Në këtë mënyrë nurmi i të papunëve arriti në 19 milionë.

Më të prekurat mbesoin Spanja dhe Greqia, ku shkalla e papunësisë është mbi 26%.

Ekonomia më e madhe e eurozonës, Gjermania, ka paraqitur shkallën më të ulët të papunësisë prej 5.4%.

Në të 27 vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që nuk e përdorin euron, shkalla e papunësisë për muajin shkurt është rritur në 10.9%, pasi 76 mijë njerëz mbetën pa punë.

Në BE afro 26.3 milionë njerëz mbesin pa punë.
XS
SM
MD
LG