Ndërlidhjet

Karzai: Lideri Taliban mund të garoj për president


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se lideri i talibanëve, Mullah Mohammad Omar, mund të garoj për president, në zgjedhjet e parapara për vitin e ardhshëm.

Në një intervistë të publikuar sot në gazetën gjermane, “Sueddeutsche Zeiutung”, Karzai tha se Omar “mund t’iu japë mundësi afganëve, që të votojnë për ose kundër tij”.

Zoti Karzai, mandati presidencial i të cilit kalon vitin e ardhshëm, ka theksuar se Kushtetuta e Afganistanit vlenë për të gjithë afganët dhe “talibanët, paoshtu, duhet të përfitojnë nga ajo”.

Por, sipas Karzait, talibanët duhet së pari t’i shkëpusin lidhjet me al-Kaidën dhe të tërhiqen nga dhuna me qëllim që t’i bashkohen procesit politik.
XS
SM
MD
LG