Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm vdekjeprurës në centralin e rrymës


Një pjesëtar i sigurisë pakistaneze e ruan centralin e shkatërruar nga sulmi i militantëve
Një pjesëtar i sigurisë pakistaneze e ruan centralin e shkatërruar nga sulmi i militantëve
Policia e Pakistanit thotë se një duzinë e militantëve e kanë sulmuar në stacion të rrymës elektrike në pjesën e trazuar veriperëndimore të këtij vendi.

Së paku 7 vetë janë vrarë dhe katër të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi ishin rrëmbyer nga centrali, afër qytetit Peshavar.

Shumë pjesë të këtij qyteti kanë mbetur për disa orë pa energji elektrike për shkak të këtij sulmi.

Policia ka njoftuar se gjatë sulmit është vrarë një polic dhe një rojtar dhe se pesë persona të tjerë, që ishin rrëmbyer, më vonë janë vrarë. Kufomat e tyre janë gjetur një kilometër nga centrali i energjisë elektrike.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por shpeshherë për sulmet e këtilla fajësohen talibanët e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG