Ndërlidhjet

Kinë: Katër raste të reja të gripit të rrallë të shpezëve


Njerëzit në kryeqytetin Pekin mbrohen kundër gripit duke bartur maska
Njerëzit në kryeqytetin Pekin mbrohen kundër gripit duke bartur maska
Autoritetet e Kinës i kanë raportuar katër raste të reja të një gripi të ri të shpezëve, që kurrë nuk është parë në njerëz.

Zyra për shëndetësi në provincën lindore, Jaingsu, sot ka njoftuar se tri femra dhe një mashkull janë infektuar me gripin H7N9 dhe të gjithë ata po trajtohen.

Nuk ka dëshmi se katër rastet janë të ndërlidhura, pasi ata jetonin në pjesë të ndryshme të provincës së përmendur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, me seli në Gjenevë, i ka hedhur poshtë shqetësimet lidhur me gripin e ri të shpezëve.

Zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib, tha se është e rëndësishme për të zbuluar se si virusi i infekton njerëzit.

Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se dy meshkuj kanë vdekur nga virusi i njejtë këtë muaj, në qytetin më të madh të Kinës, Shangaj.

Ata ishin sëmurë në fund të Shkurtit dhe kishin vdekur në fillim të Marsit.
XS
SM
MD
LG