Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Përshëndetet ratifikimi në Kuvendin e Sllovenisë


Ivo Josipoviq

Ivo Josipoviq

Kryetari i Kroacisë, Ivo Josipoviq, e ka përshëndetur sot ratifikimin në Parlamentin e Sllovenisë të marrëveshjes së Kroacisë për hyrje në Bashkimin Evropian.

“Në njërën anë kjo është pothuajse garancë se më 1 Korrik, Kroacia do të jetë anëtare e BE-së, e në anën tjetër, vërtetim i marrëdhënieve të mira, të gjata dhe miqësore me Slloveninë”, tha presidenti Josipoviq.

Parlamenti i Sllovenisë sot unanimisht ka votuar për ratifikimin e Marrëveshjes për pranim të Kroacisë në BE. Kështu, Sllovenia është vendi i 23-të prej 27 anëtarëve të BE-së, që e ka ratifikuar hyrjen e Koracisë.
XS
SM
MD
LG