Ndërlidhjet

Kosovë: Jacobson optimiste për marrëveshjen Prishtinë-Beograd


Tracey Ann Jacobson - ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kosovë

Tracey Ann Jacobson - ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kosovë

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, është shprehur optimiste se dialogu Kosovë – Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, do të përfundoj me marrëveshje.

“Duke jetuar në Kosovë jam bërë optimiste. Prandaj jam optimiste se sot në Bruksel do të arrihet një marrëveshje”, ka thënë Jacobson.

Këto komente ajo i bëri në Ferizaj, ku e vizitoi komunën dhe disa lokalitete e biznese të kësaj ane.

Ambasadorja amerikane ka përgëzuar të dy kryeministrat në këtë dialog, duke thënë se ky është një rast historik që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG