Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork: Politikanët arrestohen për skandal të ryshfetit


Pamje e Nju Jorkut

Pamje e Nju Jorkut

Gjashtë politikanë të Nju Jorkut janë arrestuar për rolin e tyre të dyshuar në skandalin e ryshfetit, në të cilin një demokrat i njohur i ka paguar republikanët e lartë për ta mbështetur në përpjekjet e tij që të kandidoj për Partinë Republikane, në zgjedhjet e ardhshme për prefekt të Qytetit të Nju Jorkut, kanë thënë prokurorët federalë.

Senatori shtetëror demokrat, Malcolm Smith, dhe pesë republikanë, të ndërlidhur me skandalin e ryshfetit, janë arrestuar sot në mëngjes, ka thënë një zyrtar në Zyrën e prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Menhetën.

Zgjedhjet për prefekt të Nju Jorkut mbahen në muajin nëntor, pasi përfundon mandati i tretë i prefektit aktual, Michael Bloomberg.

“Duket se kultura e të treguarit të parave është përhapur në secilin nivel të qeverisë së Nju Jorkut”, tha Prokurori amerikan në Menhetën, Preet Bharara.

Në akuza përfshihen edhe ryshfeti dhe zhvatja.

Republikanët e arrestuar janë Daniel Halloran, Vincent Tabone, Joseph Savino, Noramie Jasmin dhe Joseph Desmaret.

Gerald L. Shargel, avokat i të arrestuarit Smith, i tha gazetës New York Times se klienti i tij i ka hedhur poshtë akuzat.

“Malcolm Smith është shërbyes publik me respekt të lartë dhe i dedikuar dhe ai fuqishëm i hedhë poshtë këto akuza”, tha Shargel.

Përfaqësuesit e politikanëve të tjerë të arrestuar nuk janë përgjigjur menjëherë ndaj kërkesave për komente.
XS
SM
MD
LG