Ndërlidhjet

OKB: Miratohet marrëveshja për tregtinë e armatimit


Pamje nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot e ka miratuar marrëveshjen për rregullimin e tregtisë ndërkombëtare të armatimit, që është e para e këtij lloji.

Për këtë marrëveshje votuan 154 shtete prej 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Siria, Koreja Veriore dhe Irani, ishin kundër.

Në mesin e 23 shteteve që abstenuan, ishte edhe Rusia.

Marrëveshja është përgatitur tash e një dekadë, pasi qeveritë dhe aktivistët kanë lobuar për rregullimin e tregut, për të mos lejuar që armatimi të bie në duart e terroristëve, kryengritësve dhe kriminelëve.
XS
SM
MD
LG