Ndërlidhjet

Itali: Ekspertët të gjejnë zgjidhje për formimin e qeverisë


Presidenti italian Giorgio Napolitano

Presidenti italian Giorgio Napolitano

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, i ka formuar dy grupe të ekspertëve, të cilëve sot u ka dhënë një afat prej 10 ditësh, që të propozojnë zgjidhje, që mund të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit politik, pesë javë pas zgjedhjeve, që përfunduan pa fitues të qartë.

Formimin e grupeve të ekspertëve, Napolitano e bëri pasi lideri i qendrës së majtë, Pier Luigi Bersani, dështoi ta krijoj një shumicë për të qeverisur.

“Më është dukur e pamundur që të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për krizën qeveritare”, tha Napolitano, duke shpjeguar formimin e grupeve të ekspertëve. Nga ata presidenti Napolitano ka kërkuar të identifikojnë “problemet serioze, urgjente dhe fundamentale”.
XS
SM
MD
LG