Ndërlidhjet

Gjermani: Është gjetur një bombë nga Lufta e Dytë Botërore


Ilustrim
Ilustrim
Në Gjermani është gjetur një bombë nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba është gjetur gjatë punimeve në një ndërtesë afër stacionit kryesor hekurudhor të Berlinit.

Zëdhënësi i policisë, Thomas Neuendorf, tha se bomba është e rëndë rreth 100 kilogramë.

Ekspertët kanë deklaruar se sot do të bëhet largimi i bombës.

Ata thanë se ende nuk është e qartë se sa hapësirë është e nevojshme për largimin e saj, dhe se udhëtarët duhet ta dinë se mund të ketë vonesa.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, në përpjekje për të dëmtuar makinerinë naziste të luftës, janë hedhur bomba të shumta.

Dhjetëra mijëra bomba të pashpërthyera, ende besohet të jenë nën tokë.
XS
SM
MD
LG