Ndërlidhjet

Shpërndahet parlamenti i Malajzisë


Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak
Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak
Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka shpërndarë parlamentin. Në një fjalim televiziv të mërkurën, ai tha se zgjedhjet e reja do të mbahen brenda dy muajsh dhe se mbreti ka mbështetur vendimin e tij.

Mandati i qeverisjes së koalicionit të Frontit Kombëtar përfundon më 30 prill. Fronti Kombëtar dhe një koalicion prej tri partive, i drejtuar nga lideri opozitar Anwar Ibrahim, pritet të përballen në një garë të ngushtë zgjedhore.

Fronti Kombëtar ka udhëhequr Malajzinë që nga viti 1957, por ai humbi shumicën parlamentare prej dy të tretash pas zgjedhjeve të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG