Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Në presidencë – flamuri i BE-së për të parën herë


Pamje nga ngritja e flamurit të BE-së në Pragë

Pamje nga ngritja e flamurit të BE-së në Pragë

Flamuri i Bashkimit Evropian është ngritur sot për të parën herë në presidencën e Çekisë.

Vendimi për ngritjen e këtij flamuri, i presidentit të ri, Milos Zeman, e ka përfunduar ndalesën që e kishte nisur ish presidenti Vaclav Klaus, një euroskeptik i përbetuar.

Çekia është pranuar në Bashkimin Evropian në vitin 2004, së bashku me nëntë vende të tjera, por presidenti i atëhershëm, Klaus, kishte refuzuar ta vëjë flamurin në Kështjellën e Pragës, që është seli e presidencës.

Pasi muajin e kaluar zoti Klaus e kreu mandatin e tij të dytë, presidenti i ri, Milos Zeman, ka urdhëruar ndryshim në politikën për këtë çështje.

Ai veten e konsideron eurofederalist.

Së bashku me Zemanin, në ngritjen e sotme të flamurit në Pragë, ishte edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Me këtë rast janë ekzekutuar himnet e Çekisë dhe të BE-së.

Këtë ngritje të flamurit e kanë kundërshtuar një duzinë protestuesish, që kanë brohoritur “turp” dhe “Barroso shko në shtëpi”.
XS
SM
MD
LG