Ndërlidhjet

K. Jugore: Shqyrtohen mundësitë, edhe aksioni ushtarak


Ushtari amerikan duke i fotografuar kamionët e Koresë Jugore, të cilëve nuk iu lejua hyrja në Kaesong në Korenë Veriore

Ushtari amerikan duke i fotografuar kamionët e Koresë Jugore, të cilëve nuk iu lejua hyrja në Kaesong në Korenë Veriore

Koreja Jugore thotë se po shqyrtohen të gjitha mundësitë, “përfshirë edhe aksionin e mundshëm ushtarak”, për të siguruar paqe për shtetasit e vet, që mbesin në zonën industriale të përbashkët brenda Koresë Veriore.

Ministri i mbrojtjes i Koresë Jugore, Kim Kwan-jin tha se Seuli është i përgatitur me plane për çfarëdo situatë, pasi Koreja Veriore e ka bllokuar qasjen në Parkun Industrial Kaesong.

Më se 800 jugkoreanë mbesin në Kaesong.

Rritja e fundit e tensioneve ndërmjet dy Koreve u bë pasi Pheniani shpalli ekzistimin e “gjendjes së luftës” me Korenë Jugore.
XS
SM
MD
LG