Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i talibanëve – 53 të vrarë


Pamje nga Afganistani
Pamje nga Afganistani
Zyrtarët afganë thonë se së paku 53 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të talibanëve në pjesën perëndimore të Pakistanit.

Autoritetet në provincën Farah thonë se përleshja e armatosur, që zgjati shtatë orë, kishte shpërthyer sot, pasi një grup i sulmuesve vetëvrasës e kishte aktivizuar një bombë afër gjykatës provinciale në qytetin Farah, afër kufirit të Iranit.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Najib Danish, i tha agjencisë AFP se 34 civilë, 6 ushtarë dhe 4 policë janë vrarë, ndërsa më se 90 vetë, shumica prej tyre civilë, janë plagosur.

Sipas zëdhënësit, janë vrarë edhe nëntë sulmues talibanë.

Autoritetet thonë se sulmi kishte ndodhur derisa 13 talibanë të burgosur ishin në gjykatë, por asnjëri prej tyre nuk ka ikur.
XS
SM
MD
LG