Ndërlidhjet

Gjuriq: Serbinë e presin vendime të vështira


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq
Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar sot në Beograd, se gjatë ditëve të ardhshme, kreu shtetëror i Serbisë do të duhet të marrë disa vendime shumë të vështira për Kosovën, për të cilat opinioni do të njihet detajisht.

“Nuk kemi arritur kurrfarë kompromisi, por jemi të vendosur që të shkojmë kah ai”, u tha Gjuriq gazetarëve, pas takimit të zyrtarëve më të lartë të Serbisë, në ndërtesën e presidencës në Beograd, dhe shtoi se “ky rund i bisedimeve i ka tejkaluar të gjitha pritjet tona negative dhe situata është shumë e vështirë”.

“Ditëve të ardhshme udhëheqja shtetërore do të ketë rast të marrë vendime tejet të vështira dhe për këtë detajisht të bisedoj me opinionin”, tha Gjuriq.
XS
SM
MD
LG