Ndërlidhjet

Putin: Eksporti i armatimit rus ka shënuar rritje


Presidenti Putin gjatë vizitës në një ekspozitë të armatimit në Rusi
Presidenti Putin gjatë vizitës në një ekspozitë të armatimit në Rusi
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, thotë se shitja e armatimit rus vitin e kaluar, ka arritur vlerën prej 15.2 miliardë dollarësh, që paraqet një rritje prej 12%, në krahasim me periudhën para një viti.

Sipas Putinit, prodhuesit rus të armatimit, vitin e kaluar, kanë eksportuar armë dhe pajisje ushtarake në 66 vende dhe aktualisht kanë kontrata në vlerë prej 46 miliardë dollarësh me 75 vende.

Putini tha se kjo e bënë Rusinë eksportuesin udhëheqës të armatimit në botë.

“I vetmi shtet para nesh janë Shtetet e Bashkuara”, tha Putin.

Komentet e Putinit u bënë një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar marrëveshjen e pritur gjatë, që e rregullon tregun ndërkombëtar të armatimit.
XS
SM
MD
LG