Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Për sukses të negociatave, kërkohet edhe Uashingtoni


Flaumri i Sllovenisë

Flaumri i Sllovenisë

E përditshmja e Lubjanës, Delo, në komentin për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në numrin e sotëm shkruan se për gjetje të zgjidhjes eventuale do të jetë i domosdoshëm – diktati i Uashingtonit.

“Megjithqë Beogradi dhe Prishtina kërkojnë zgjidhje për jetën dhe veprimin e shumicës serbe në veriun e Kosovës, nën dirigjimin e BE-së, Brukseli nuk do të arrijë depërtim pa diktatin e Uashingtonit”, shkruan gazeta.

Mëtutje e përditshmja sllovene shkruan se Serbisë i duhet marrëveshja për fillimin e bisedimeve për pranim me BE-në, ndërsa Kosovës për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit, dhe konstaton se “edhepse Kosova zyrtarisht e ka fituar sovranitetin e plotë, ajo mbetet edhe më tutje shtet i papërfunduar”.

“Prishtina këmbëngulë se bëhet fjalë për një pjesë të territorit të saj, ndërsa të gjitha çështjet e tjera, do të zgjidhen vetvetiu”, shkruan gazeta.
XS
SM
MD
LG