Ndërlidhjet

logo-print

Koreja e Veriut, kërcëon sërish Uashingtoni


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Koresë së Veriut, ka paralajmëruar Uashingtonin se është e gatshme për të nisur një "sulm të pamëshirshëm", duke përfshirë edhe armët bërthamore.

Kërcënimi i së enjtës është i fundit në një seri të kërcënimeve nga Pheniani, drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Një zëdhënës i ushtrisë së Koresë së Veriut, i cili u citua nga Agjencia Qendrore Koreane News, ka deklaruar se “ushtria është e autorizuar për t'iu kundërvënë agresionit amerikan".

Paralajmërimi erdhi pasi Pentagoni tha se do të vendosë një sistem të mbrojtjes raketore në bazën ushtarake Guam, për të forcuar kapacitetet e saja mbrojtëse në rajon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, të mërkurën retoriken kërcenues të Koresë së Veriut e cilësoi si një rrezik real, të qartë dhe kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
XS
SM
MD
LG