Ndërlidhjet

logo-print

Serbia do të marrë vendime të vështira për Kosovën


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka fajësuar delegacionin e Kosovës për dështimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, mbi të ardhmen e veriut të Kosovës.

Gjuriq, ka deklaruar se propozimet serbe, janë kundërshtuar nga zyrtarë shqiptarë, gjatë takimit në Bruksel.

Gjuriq, ka theksuar se gjatë ditëve të ardhshme, kreu shtetëror i Serbisë do të duhet të marrë disa vendime shumë të vështira për Kosovën, për të cilat opinioni do të njihet detajisht.

Kurse, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit në Bruksel ka shpjeguar se delegacioni i Kosovës, ka qenë i gatshëm të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por këtë gatishmëri nuk e kishte edhe pala serbe, e cila kishte kërkuar sërish kohë shtesë për konsulta.
XS
SM
MD
LG