Ndërlidhjet

Grupi rebel në Siri publikon lidhjet me Al Kaidën


Rebel i Al Nusra-s në Siri
Rebel i Al Nusra-s në Siri
Udhëheqësi i Frontit al-Nusra, njërit prej grupeve rebele më aktive në Siri, është zotuar se do të jetë besnik ndaj liderit të Al Kaidës, Ayman al-Zawahiri.

Abu Muhammad al-Javlani ka bërë këtë zotim në një audio-mesazh, të postuar në internet.

Por, ai është distancuar nga një njoftim për bashkimin e grupit të tij me degën e Al Kaidës në Irak.

Fronti al-Nusra ka marrë përgjegjësinë për disa sulme vdekjeprurëse në Damask dhe Alepo, kundër forcave të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Është dyshuar për kohë të gjatë se grupi ka lidhje me Al Kaidën.

Në dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur atë “organizatë terroriste”.
XS
SM
MD
LG