Ndërlidhjet

logo-print

Putin paralajmëron për kërcënimin nga Afganistani


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia duhet ta forcojë sigurinë në rajonet jugore të saj dhe të punojë me aleatët e Azisë Qendrore për ta mbrojtur veten kundër kërcënimit të dhunës ekstremiste që del nga Afganistani.

Putin tha në një takim të Këshillit të Sigurimit se forcat e drejtuara nga NATO-ja “nuk kanë arritur ende një përparim në luftën kundër grupeve terroriste dhe radikale” në Afganistan.

Rusia e mbështeti invazionin e Afganistanit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2001, por ka shprehur shqetësimin se kërcënimet ndaj sigurisë së saj mund të rriten pas tërheqjes së planifikuar të shumicës së trupave të huaja nga vendi deri në fund të vitit 2014.

Putin tha gjithashtu se forcat ndërkombëtare “nuk kanë bërë praktikisht asgjë për të çrrënjosur prodhimin e drogës në Afganistan” dhe paralajmëroi për kërcënimin e trafikut në rritje të drogës dhe rrjedhjen e emigrantëve të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG