Ndërlidhjet

"Fergusoni, ky vizionar i madh"


Alex Ferguson
Alex Ferguson
Bota sportive ka reaguar ndaj pensionimit të trajnerit të Manchester United, Alex Ferguson.

Ferguson, që në Manchester United i kaloi 26 vjet, do të tërhiqet në fund të këtij sezoni, është kumtuar në faqen në Internet të këtij klubi.

“Arritjet e tij në ndeshje, pa asnjë dyshim e bëjnë atë si një ndër më të “mëdhenjtë. A do të përsëritet ndonjëherë jetëgjatësia e tij?, ka pyetur presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Shefi ekzekutiv i Premier Ligës angleze, Richard Scudamore, ka thënë se askush nuk ka dhënë kontribut më të madh në Premier Ligë sesa Alex Ferguson.

Ndërkaq, presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka thënë se “CV-ja e tij është pothuajse unike bazuar në rezultatet profesionale, që kryesisht bazohen në zgjidhje afatshkurtëra e jo afatgjate.

Ai ishte një vizionar i vërtetë”, u shpreh Platini.

“Falemnderit për gjithçka, Boss”, ka thënë sulmuesi i Real Madridit dhe ish lojtari i United, Cristiano Ronaldo.

Ferguson, 71 vjeçar, në kohën sa e ka udhëhequr ekipin, Manchster United, ka fituar 13 tituj të kampionit në Ligën e parë angleze, përfshirë edhe atë të këtij viti, dhe dy tituj të Ligës së kampionëve evropianë.
XS
SM
MD
LG