Ndërlidhjet

Drecun beson në marrëveshjen me serbët e Kosovës


Përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës

Përfaqësues të serbëve të veriut të Kosovës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun beson se është e mundur një marrëvshje me serbët e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Drecun mendon se kjo mund të arrihet gjatë vizitës së zv/kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Ai iu ka thënë gazetarëve në Kuvendin e Serbis se pret që Vuçiq t’ua shpjegojë serbëve situatën në të cilën gjendet Serbia dhe domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes, transmetojnë mediat serbe.

Serbët e Kosovës kundërshtojnë marrëveshjen e 19 prillit arritur në Bruksel në mes të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Serbia e ka të domosdoshme respektimin e saj, për shkak të proceseve të saj integruese në BE.
XS
SM
MD
LG