Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi uron qytetarët pë 9 Majin


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë iu ka uruar qytetarëve 9 Majin, Ditën e Evropës.

“Kjo ditë, e cila edhe në Kosovës shënohet zyrtarisht, simbolizon lindjen e Evropës së bashkuar, krijimin e paqes dhe miqësisë midis kombeve të kontinentit”, thuhet në urim.

Ai ka shprehur mirënjohjen ndaj shteteve të Bashkimit Evropian, që sipas tij kontribuuan në të gjitha format për përkrahjen, mbrojtjen, çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës si në të kaluarën e afërt, ashtu dhe në ditët e sotme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet çdo ditë me përkushtim për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e nevojshme që Kosova ta zërë sa më parë vendin e vet të merituar në mesin e shteteve të familjes së madhe evropiane”, thuhet në mesazh.
XS
SM
MD
LG