Ndërlidhjet

logo-print

BE kërkon zbatimin e marrëveshjes


Bruksel, prill 2013

Bruksel, prill 2013

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se Prishtina dhe Beogradi nuk janë pajtuar për planin e zbatimit të Marrëveshjes së 19 Prillit, për normalizimin e raporteve, derisa kanë theksuar se një gjë e tillë është e domosdoshme.

“Ekipet e zbatimit janë takuar në këto dy ditët e fundit. Ata po punojnë në zbatimin e marrëveshjes së arritur mes dy kyeministrave. Deri më tash nuk u arrit ndonjë marrëveshje. E dini se zbatimi i asaj marrëveshjeje është thelbësor, prandaj përpjekjet tona vazhdojnë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e ardhshëm në mes të dy kryeministrave, për të cilin, zëvendëskryeministri i Kosovës hajredin Kuçi ka thënë se do të mbahet më 21 maj.

“Dialogu për normalizimin e raporteve vazhdon në disa nivele dhe presim që të ketë takime në nivele të larta. Do të prisja në muajin maj, por nuk kam data për të konfirmuar”, u shpreh Kocijançiq.

Më shumë mbi takimin mund të lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG