Ndërlidhjet

Ariel Castro akuzohet për rrëmbimin e vajzave


Amanda Berry (majtas) dhe Georgina DeJesus
Amanda Berry (majtas) dhe Georgina DeJesus
Policia në shtetin amerikan të Ohajos ka paraqitur akuzat për rrëmbim dhe përdhunim kundër Arielit Castros pasi që tri gra të zhdukura për një dekadë u gjetën gjallë në shtëpine e tij në Cleveland.

Nuk janë ngritur akuza kundër dy vëllezërve të tij, pasi policia ka gjykuar se ata nuk kishin asnjë ide rreth rrëmbimeve apo mbajtjes në robëri.

Dy gratë, Amanda Berry dhe Gina Dejesus - u mirëpritën në shtëpi nga turmat e ngazëllyera të mërkurën, në një rast që ka tronditur tërë Amerikën.

Të tri gratë u zhdukën në raste të ndara ndërmjet viteve 2002 dhe 2004 dhe u gjetën të hënën, pasi njëra prej tyre ka bërtitur për ndihmë për të shpëtuar si dhe ka kontaktuar policinë.

Autoritetet thanë se ato trija ishin përdhunuar, kishin qenë të uritura, të rrahura dhe ishin mbajtur në zinxhirë nga Castro.

Gratë kujtojnë se e kanë lënë shtëpinë vetëm dy herë, por vetëm për të shkuar në një garazh në oborrin e shtëpisë.
XS
SM
MD
LG