Ndërlidhjet

logo-print

Ban mirëpret bisedimet e mundshme për Sirinë


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka mirëpritur lajmin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë bisedime të reja të paqes mes palëve në konfliktin sirian.

Njoftimi u bë të martën në Moskë nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kerry tha se Uashingtoni dhe Moska do të punojnë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë, sa më shpejtë, mbase në këtë muaj.

Krerët e opozitës, megjithatë, janë skeptikë mbi ndonjë nismë, që do të mund ta linte presidentin Bashar al-Assad në pushtet.

Anëtarët e opozitës thanë se janë të shqetësuar nga komentet e Kerryt në Moskë, duke i bërë jehonë Rusisë, se vendimi se kush do të marrë pjesë në një qeveri tranzitore duhet t’i lihet Sirisë.
XS
SM
MD
LG