Ndërlidhjet

Apeli ia konfirmon dënimin Berluskonit


Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi

Një Gjykatë italiane e Apelit e ka mbështetur dënimin ndaj ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni, i akuzuar për mashtrim me taksa, duke e dënuar atë me katër vjet burg.

Gjykata e Apelit në Milano e la në fuqi vendimin e gjykatës më të ulët, marrë në tetorin e kaluar, që gjen se Berluskoni ishte fajtor për mashtrim me taksat kur ka blerë të drejtën e transmetimit për rrjetin e tij televiziv Mediaset.

Vendimi i gjykatës gjithashtu mund të pengojë 76-vjeçarin Berluskoni, nga mbajtja e posteve publike për pesë vjet.

Avokati i Berluskonit, Niccolo Ghedini tha se gjyqtarët në gjykatën e Milanos kishin paragjykime ndaj klientit të tij për shkaqe politike.

Berluskoni u shfaq në një emision informativ të Mediaset, duke mohuar akuzat kundër tij dhe duke pretenduar se është viktimë e një gjuetie shtrigash e projektuar për të eliminuar një “kundërshtar politik”.
XS
SM
MD
LG