Ndërlidhjet

SHBA i siguron Rusisë të dhëna për mburojën raketore


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Kreu i Agjencisë amerikane të Mbrojtjes Raketore tha se administrata e presidentit Obama ka diskutuar deklasifikimin e të dhënave të mbrojtjes amerikane raketore me qëllim që t’ia ofrojë ato Rusisë.

I pyetur nga një ligjvënës republikan, drejtori i Agjencisë, James Syring tha se ka diskutuar deklasifikimin e të dhënave, përfshirë shpejtësinë e interceptorëve me zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.

Analistët thonë se administrata e presidentit Obama po i debaton mënyrat për të lehtësuar frikën ruse se mburoja raketore e SHBA-së ka për qëllim t’i kundërvihet arsenalit bërthamor të Rusisë.
XS
SM
MD
LG