Ndërlidhjet

Aksident i ri, viktima tjera në Bangladesh


Daka...
Daka...
Një zjarr në një fabrikë veshjes në Daka ka lënë të vdekur tetë persona, derisa shifra e të vdekurve nga rrëzimi i fabrikës tjetër të veshjeve ka kaluar mbi 900.

Zjarrfikësit thanë se zjarri i së mërkurës është përhapur në katet e ulta të një ndërtese 11 katëshe, në të cilën ka edhe apartamente banimi.

Shkaku i zjarrit nuk dihet.

Fabrika është mbyllur për një ditë pas zjarrit.

Të vdekurit janë gjetur në shkallë, siç duket në përpjekje për të ikur.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se tashmë janë zbuluar 912 trupa nga rrënojat e ndërtesës tetë-katëshe që u rrëzua dy javë më parë.

Autoritetet kanë mbyllur 18 fabrika veshjesh pas rrëzimit të fabrikës më 24 prill.

Tragjedia ka fokusuar vëmendjen në kushtet e dobëta të industrisë së veshjes në Bangladesh, që prodhon kryesisht veshje për brendet kryesore ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG