Ndërlidhjet

Karzai: SHBA do 9 baza edhe pas 2014


Presidenti afgan, Hamid Karzai

Presidenti afgan, Hamid Karzai

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se Shtetet e Bashkuara duan të mbajnë nëntë baza ushtarake në Afganistan, pas tërheqjes së planifikuar të shumicës së trupave të huaja nga vendi deri në fund të vitit 2014.

Karzai tha se ka vendosur një numër kushtesh për miratimin e bazave ushtarake nga qeveria e tij.

Ai tha se dëshiron, që Shtetet e Bashkuara të intensifikojë përpjekjet në procesin e paqes me talebanët, t’i forcojnë forcat afgane të sigurisë, të ndihmojë në ndërtimin e ekonomisë dhe të ofrojnë ndihmë në qeverisje.

Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara aktualisht po negociojnë një marrëveshje për të lejuar një prani të kufizuar të trupave amerikane në Afganistan, pas tërheqjes së planifikuar në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG