Ndërlidhjet

logo-print

Protestojnë mësuesit spanjollë


Spanje, foto nga arkivi

Spanje, foto nga arkivi

Mësuesit dhe nxënësit në tërë Spanjën kanë filluar një protestë kundër shkurtimeve buxhetore, si pjesë e masave të kursimit të qeverisë.

Sindikatat thanë se më shumë se 65 për qind e mësuesve në shkolla dhe universitete kanë marrë pjesë në grevën që ka “paralizuar” sektorin e arsimit.

Greva pason tubimet e disa javëve mbi shkurtimet buxhetore që kapin vlerën e 6. 7 miliardë eurosh në sektorin e arsimit që nga viti 2010.

Spanja ka disa vjet që po përballet me krizë ekonomike, ndërsa nuk mungojnë protetsat e shpeshta edhe të sektorëve të tjerë.
XS
SM
MD
LG