Ndërlidhjet

INPO: Të mos festohet Dita e Evropës!


Prishtine, foro nga arkivi

Prishtine, foro nga arkivi

Organizata joqeveritare, INPO përmes një perfomance para qeverisë së Kosovës, ka shprehur pakënaqësitë për siç ka thënë qeverisjen e keqe, rritjen e korrupsionit dhe ekonominë e dobët.

Sipas kësaj organizate, këto edhe janë tri problemet kryesore më të cilat ballafaqohet Kosova dhe pengesa për ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian.

“INPO kërkon nga qeveria e Kosovës, që të ulë korrupsionin, të ndryshojë qeverisjen dhe të rrisë zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Kjo organizatë, gjithashtu kërkon nga qeveria e Kosovës që 9 Maji Dita e Evropës të hiqet nga festat zyrtare, “sepse sot Kosova do të duhej të jepte shembuj të progreseve për të mos u vonuar edhe më shumë drejt integrimit në familjen evropiane”.
XS
SM
MD
LG