Ndërlidhjet

logo-print

Bangladesh: Rritet në 950 numri i viktimave


Bangladesh...

Bangladesh...

Numri i të vdekurve nnga rrëzimi i ndërtesës, tragjedia më e rëndë në historinë e Bangladeshit, ka shkuar në rreth 950 kanë bërë me dije autoritetet, të cilat gjithashtu kanë njoftuar se tetë persona të tjerë kanë vdekur nga zjarri që ka shpërthyer në një fabrikë tjetër në Daka.

Zyrtarët thonë se mund të ketë trupa të tjerë në rrënojat e fabrikës. Autoritetet kanë mbyllur 18 fabrika veshjesh pas rrëzimit të fabrikës më 24 prill.

Tragjedia ka fokusuar vëmendjen në kushtet e dobëta të industrisë së veshjes në Bangladesh, që prodhon kryesisht veshje për brendet kryesore ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG