Ndërlidhjet

Fuele: Plani i zbatimit, thelbësor


Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fuele

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fuele

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, është e një rëndësie thelbësore arritja e planit të zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit mes kryeministrave të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

“Plani i zbatimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm siç është e rëndësishme, që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë së lëvizuri kah zbatimi. Është me rëndësi në veçanti për Beogradin, sepse ekzistojnë pritje nga vendet anëtare që në fund të qershorit të hapen negociatat për anëtarësim dhe plani është vendimtar”, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, komisioneri Fuele.

I pyetur nëse pas Marrëveshjes për Normalizim Raportesh, pritet të ketë lëvizje për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë këtë, Fuele në mënyrë indirekte është shprehur optimist.

“Kjo është një pyetje që duhet t’iu adresohet atyre pesë shteteve. Besoj se secili hap në këtë rrugë të normalizimit do të merret seriozisht nga këto pesë shtete, për ta mbështetur kështu më shumë aspiratën e Kosovës për në BE”, u shpreh Fuele.

Nje ditë më parë në ekipet e Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk u pajtuan për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve të arritur më 19 prill ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Më shumë mund të lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG