Ndërlidhjet

Arrestohet një gazetar i Radios Evropa e Lirë


Rovshen Yazmuhamedov

Rovshen Yazmuhamedov

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, i qytetit verilindor të Turkmenistanit, Turkmenabat, është ndaluar nga policia lokale.

Rovshen Yazmuhamedov, 30 vjeç, punon për RFE/RL që nga shtatori 2012.

Raportet e tij përqendrohen kryesisht në çështjet sociale.

Të enjten, të afërmit e Yazmuhamedovit e informuarn shërbimin turkmen të RFE/RL se ai u arrestua të hënën.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për paraburgimin e Yazmuhamedovit.

Sipas të afërmve, gazetari po mbahet në një qendër paraburgimit, që kryesisht ka të bëjë me hetimet për krim të organizuar dhe rastet e lidhura me terrorizëm.

Të afërmit tregojnë se Yazmuhamedov është marrë në pyetje nga shërbimet e sigurisë së Turkmenistanit disa herë në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG