Ndërlidhjet

Rrëmbimi i vajzave, i dyshuari paraqitet në gjykatë


Amanda Marie Berry (majtas) dhe Georgina Lynn Dejesus, grate e rrembyera
Amanda Marie Berry (majtas) dhe Georgina Lynn Dejesus, grate e rrembyera
Personi që akuzohet se ka rrëmbyer dhe përdhunuar tri gra të reja, ndrsa i mbajti të mbyllura ato për një dekadë në shtëpinë e tij në shtetin amerikan të Ohajos, është paraqitur herë të parë në gjykatë.

Ariel Castro, një shofer autobusi 52-vjeçar dhe i papunë, nuk është deklaruar as për fajësinë as për pafajësinë.

Gjykata në Cleveland ka vendosur kaucion në vlerë prej 2 milionë dollarësh për secilin rast, duke siguruar kështu që ai të mbetet në paraburgim.

Të tri gratë u gjetën të hënën, pasi njëra prej tyre bërtiti për ndihmë dhe policia e kontaktoi.

Ato ishin zhdukur në raste të ndara ndërmjet viteve 2002 dhe 2004.

Autoritetet thanë se gratë kanë qenë të lidhura me litarë e zinxhirë dhe kanë vuajtur abuzim seksual dhe psikologjik.

Një vajzë 6 vjeçare e njërës prej grave u gjet në shtëpinë e Kastros.
XS
SM
MD
LG