Ndërlidhjet

logo-print
Ministria e Jashtme e Sirisë ka thënë se “mirëpret” një propozim të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që synon zgjidhjen e luftës civile në Siri.

Njoftimi u bë më herët në Moskë nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kerry tha se Uashingtoni dhe Moska do të punojnë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë, sa më shpejtë, mbase në këtë muaj.

Krerët e opozitës, megjithatë, janë skeptikë mbi ndonjë nismë, që do të mund ta linte presidentin Bashar al-Assad në pushtet.

Anëtarët e opozitës thanë se janë të shqetësuar nga komentet e Kerryt në Moskë, duke i bërë jehonë Rusisë, se vendimi se kush do të marrë pjesë në një qeveri tranzitore duhet t’i lihet Sirisë.
XS
SM
MD
LG